PRIZRENI ME RAJON

Aksident afër rrethit të Spitalit në Prizren

Aksident afër rrethit të Spitalit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2023, 13:22

Rreth orës 12:30 të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Xhevat Berisha” në lagjen Tusuz të Prizrenit, afër rrethit të Spitalit.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje një fëmijë është dërguar në Spital të Prizrenit, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur lëndime.

Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika