Në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren është pritur në një takim afaristi njohur prizrenas, Armend Perolli, i cili ka dhuruar një automjet të tipit Opel Vivaro për nevojat e institucionit.
Në emër të KBI-së, donatorin e priti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon Ibrahimi, i cili shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për gjestin human dhe bujarinë e treguar.
Perolli e realizoi këtë donacion me synimin për të kontribuar në të mirën e përbashkët, ndërsa automjeti do të shërbejë për bartjen e kufomave, duke lehtësuar ofrimin e këtij shërbimi për qytetarët.





