Adriana Hoxhiq zyrtarisht është bërë pjesë e strukturave ilegale serbe. Ajo është punësuar në një qendër për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në komunitetin ”Jelena Anzhujska”, në Zubin Potok.
Kjo është bërë e ditur me rastin e vizitës në këtë qendër të kryetarit të të ashtuquajturit organ i përkohshëm i Komunës së Zubin Potokut, Srgjan Vuloviq.
Në një postim në rrjetet sociale thuhet se drejtoresha e këtij institucioni, Adrijana Hoxhiq i prezantoi Vuloviqit punën e qendrës, duke theksuar se “janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.”, shkruan KP.
Qendra për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në bashkësi “Jelena Anzhujska” me adresë fshatin Zupç në Zubin Potok, funksionon ne kuadër të Ministrisë së Punës, veteranëve dhe politikës sociale të Serbisë.