Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar gjatë tubimit në Gjakovë se LDK-në që e kërkojnë qytetarët tash e sa kohë, tashmë e kanë.Sipas tij, ai ka afër vetes një ekip të shkëlqyeshëm. Dhe se lista e LDK-së prej 110 anëtarëve është lista fituese në përbërjen e Qeverisë së ardhshme.
Abdixhiku: Rreth vetes kam një ekip të shkëlqyeshëm

“Këta burra e gra i keni parë sot në listën e 110 anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listën fituese përbërjen e Qeverisë së ardhshme, Republikës Rugoviste të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai tha se LDK qëndron e bashkuar, e fortë e me bindje se janë ndryshimi për Kosovë.“ Nga sonte qëndrojmë të bashkuar, nga sonte qëndrojmë të fortë, nga sonte dalim me plot bindje se ne jemi ndryshimi për Kosovë”, shtoi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

