- Reklama -

Abdixhiku: Është obligim moral e ligjor të zbulohen vrasjet e të gjithë veprimtarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar veprimtarin Shaban Manaj, në 21 vjetorin e vdekjes së tij.Abdixhiku ka thënë se Manaj ishte një personalitet i rrallë, i cili punoi fort krah presidentit Ibrahim Rugova, por rrugëtimin e nisur e ndali dora vrastare e atyre që nuk ia deshën të mirën Kosovës.

“Në korrikun e vitit 2000, në fillet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, u shua një pishtar i këtij rrugëtimi. Veprimtari, atdhetari e avokati i shquar Shaban Manaj, u privua mizorisht nga jeta, që edhe sot e kësaj dite mbetet mister. Shaban Manaj, ishte një personalitet i rrallë, punoi fort krah Presidentit Rugova, por rrugëtimin e nisur e ndali dora vrastare e atyre që nuk ia deshën të mirën Kosovës. Shaban Manaj me të drejtë për kontributin e tij për shtetin e Kosovës u dekorua me urdhrin e lartë shtetëror, ‘Hero i Kosovës’”, ka thënë Abdixhiku.

- Reklama -

Sipas tij, është obligim moral e ligjor i organeve kompetente të zbulojnë të gjitha vrasjet e të gjithë veprimtarëve që dhanë kontribut në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.“Familjarët dhe bashkëpunëtorët e Shaban Manajt nuk mund të jenë asnjëherë të qetë pa zbardhjen e motivit dhe rrethanave të vrasjes së tij si dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar, ndërsa është obligim moral e ligjor i organeve kompetente të zbulojnë të gjitha vrasjet e të gjithë veprimtarëve që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Shaban Manaj”, ka përfunduar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort