PRIZRENI ME RAJON

AAK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Haradinaj takohet me Lulzim Kabashin

AAK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Haradinaj takohet me Lulzim Kabashin
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2021, 16:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme komunale.

Kështu ka konfirmuar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj përmes një postimi.

Ai tha se qeverisja e tyre në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi.

Postimi i plotë:

Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.

Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.

Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal.

Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t’i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës.

RH

Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.

Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet…

Posted by Ramush Haradinaj on E mërkurë, 17 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika