- Reklama -

“Italia mund të vaksinoj shumicën e njerëzve në Evropë”

Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht kundër Covid deri në fund të marsit, nëse konfirmohen furnizimet e vaksinave, ka thënë komisioneri special i qeverisë Domenico Arcuri.

Arcuri tha se 249,600 dozat e para të vaksinës AstraZeneca do të mbërrinin në Itali nesër dhe do të administrohen nga java e ardhshme, tek njerëzit deri në moshën 55 vjeç, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch

- Reklama -

Dozat e Pfizer dhe Moderna do të administrohen paralelisht, me ata mbi 80 vjeç dhe më të ekspozuar ndaj rreziqeve, siç janë punëtorët shëndetësorë. Ndërkohë, numri i italianëve që janë vaksinuar plotësisht do të arrijë 1 milion.

“Kemi rreth një milion njerëz që kanë marrë dozën e parë dhe të dytë, përpara Gjermanisë me 756,000”, ka shtuar Arcuri.

I pyetur në lidhje me ndërprerjet e fundit të prodhimit dhe ndërprerjet e furnizimit, komisioneri tha se ai po priste që BE dhe prodhuesit e vaksinave të bien dakord mbi propozimin për të transferuar një pjesë të prodhimit të tyre në vendet lokale për të rritur kapacitetin.

“Ne besojmë se Italia ka lehtësitë dhe karakteristikat për të kontribuar në një rritje të prodhimit”, shtoi ai.

Në lidhje me vaksinën AstraZeneca, e cila rekomandohet për përdorim në njerëz deri në 55 vjeç, ai tha se ishte i bindur se “provat e mëtejshme mund të lejojnë që ajo të përdoret brenda një pjese më të gjerë të popullsisë”, përcjell tutje albinfo.ch

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort