- Reklama -

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gjatë operacioneve në mbarë shtetin kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS), bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Gjatë operacioneve të zhvilluara këtë mëngjes nga forcat tona të policisë në 21 provinca, kemi arrestuar 357 persona që dyshohet se janë të lidhur me IS-in”, tha Yerlikaya në X.

- Reklama -

“Ne asnjëherë nuk u kemi dhënë mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë shtetin përmes terrorizmit”.

Më 29 dhjetor, tre zyrtarë policorë u vranë gjatë një operacioni kundër grupit në Yalova, në veriperëndim të Turqisë.

Përplasja, e cila zgjati disa orë, la të vdekur edhe gjashtë anëtarë të dyshuar të ISIS-it, të gjithë shtetas të Turqisë.

Javën e kaluar, Prokuroria e Stambollit urdhëroi arrestimin e 137 personave, nën dyshimet se ishin anëtarë të ISIS-it, pasi tha se “informacionet e inteligjencës treguan se organizata terroriste, Shteti Islamik, po planifikonte sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Turqia ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, ku ky grup mbetet aktiv. /REL

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort