PRIZRENI ME RAJON

45-vjeçari nga Prizreni dyshohet se ka dhunuar nipin e tij 8-vjeçar

45-vjeçari nga Prizreni dyshohet se ka dhunuar nipin e tij 8-vjeçar
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2021, 19:03

Një 45 vjeçar nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.

Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.

45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.

Klan Kosova ka biseduar edhe me vëllain e të dyshuarit i cili e ka mohuar kategorisht se ka ndodhur një gjë e tillë.

Për më tepër ndiqeni më poshtë raportimin.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika