Vërshimi i ujërave të Lumbardhit të 17 dhe 18 nëntorit të vitit 1979 shkaktoi dëme të mëdha në Prizren, duke shkatërruar edhe disa prej aseteve të vlefshme të trashëgimisë kulturore. Shiu që ra për tre ditë rresht, shtoi nivelin e Lumbardhit për 3 metra, duke shkatërruar 62 shtëpi në qytet si dhe shkaktoi rrënimin e Urës së Gurit në tërësi.
E përdtishmja Rilindja, e datës 20 nëntor 1979 shkruan: “Njerëzit kanë qajtur për Urën e Gurit. Prizreni ngjante i plagosur, rëndë. I madh e i vogel kishin dalë bregut të Bistrices dhe të pafuqi, por kercënueshëm, e shikonin se si po ia gërryen themelet qytetit. Mbi të s’është më Ura e Gurit. – Përballoi stuhitë e shumë shekujve, por s’mundi ta durojë Bistricën e tërbuar. Parmbrëmë, rreth orës 23, shkoi bashkë me ujin drejt në Dri.“





