240 vetura të reja pritet të blihen për institucionet e Kosovës, raporton Express.
Tenderi tashmë është shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurorimit. Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare te e-Prokurimi, vlera e paraparë për furnizim me këto vetura është 6.9 milionë euro, raporton Express.
23 prej këtyre veturave do të shkojnë për ATK’në, dy për Komunën e Kllokotit, dy për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, gjashtë për Inspektoratin Policor, dy për Gjykatën Kushtetuese, tri për Komunën e Shtërpcës, tri për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, dy për Komunën e Novëbërdës, pesë për Komunën e Vushtrisë, katër për Agjencinë e Punësimit, një për Zyrën Kombëtare të Auditimit, katër për Komunën e Suharekës, dy për AGjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, dy për Inspektoratin e Punës, një për Komunën e Mamushës, një për Komunën e Podujevës, 36 për Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, 18 për Sekretariatin e Këshillit Gjyqsor, tri për Akademinë e Drejtësisë, katër për Komunën e Shtimes, katër për Komunën e Lipjanit, një për atë të Kamenicës, një për të Klinës dhe katër për Komunën e Prizrenit.








