PRIZRENI ME RAJON 3617 raste të reja me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - January 28, 2022 0 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës. Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!