Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime të rënda trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Greikoc të komunës së Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një 31-vjeçare ka shkuar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pasi që ishte rrahur nga bashkëshorti i saj.





