PRIZRENI ME RAJON

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prizreni që kanosi personat zyrtar

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prizreni që kanosi personat zyrtar
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2022, 12:04

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtariiprocedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprejnjë (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.05.2022, ndaj të pandehurit G:P., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 3(personit zyrtar) lidhur me par. 2 të nën të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 28 mars, në orët e pasdites, në zyrat e objektit të Komunës së Prizrenit, ndaj personave zyrtar në lidhje me punën e tyre zyrtare, i kanos të dëmtuarët – S.T., dhe Ç.L., në atë mënyrë që për shkak të një tenderi, i pandehuri paraqitet në zyrat e Komunës së Prizrenit– ku punojnë të dëmtuarit,  dhe të dëmtuarit S.T., – menaxher i projektit i kanoset me fjalët “………., ka me të vra para Komune, nuk ke kegëzu pensionin” ndërsa personit jtetër zyrtar _ Ç.L., Drejtor i Shërbimeve publike, i pandehuri e kanos me fjalët “ Nuk guxon kush me ndërpre kontratën”, si pasojë e kësaj të dëmtuarve u shkakton frikë, shqetësim dhe pasiguri,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, pasi që i pandehuri dyshohet se  seriozisht ka kanosur personat zyrtar dhe atë lidhur me punën e tyre zyrtare, dhe këto rrethana tregojnë rrezikun se me lënin në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale apo të kryejë vepër penale edhe më të rëndë ndaj të dëmtuarve ndaj të cilëve është kanosur, andaj caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm në këtë fazë të procedurës penale, thuhet në njoftim/tvprizreni.net

###

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika