PRIZRENI ME RAJON

22 marsi, Dita Botërore e Ujit – “Hidroregjioni Jugor” do të organizoj disa aktivitete

22 marsi, Dita Botërore e Ujit – “Hidroregjioni Jugor” do të organizoj disa aktivitete
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2022, 15:41

Me rastin e shënimit të 22 Marsit, Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni jugor” në Prizren, edhe këtë vit, planifikon të organizojë disa aktivitete për nder të kësaj dite.

Dita Botërore e Ujit, 22 Marsi, të cilën Kombet e Bashkuara (OKB) që nga viti 1992, e kanë shpalle si Ditë Botërore te Ujit , na kujton çdo vit veçoritë e veçanta të ujit si burimi më thelbësor i gjithë jetës.

Motoja e Ditës Botërore të Ujit 2022 është
“Ujërat nëntokësore: Të bëjmë të padukshmen të dukshme”:

,,UJI një thesar nëntokësorë i padukshëm”
Me këtë temë të vitit, OKB-ja dëshiron të tërheqë vëmendjen mbarë botërore për rëndësinë e ujërave tona nëntokësore dhe t’i ndërgjegjësojë njerëzit për këtë.

KRU ,,Hidroregjioni Jugor” SH.A edhe këtë vit ka parapare aktivitete te veçanta me qellim të vetëdijesimit për rëndësinë elementare të ujërave nëntokësore si një burim i domosdoshëm.

Edhe këtë vit KRU ,,Hidroregjioni Jugor” Sh.A , për të shënuar këtë ditë ka organizuar këto aktivitete
(shiko agjendën)

AGJENDA

Data: 22 Mars 2022

9:30 – 10:00 Takim i organizuar me një grup të nxënësëve të shkollës së mesme, Qendra e Kompetencës ,,11 Marsi” ne Prizren

10:00 – 10:15 Nisja e organizuar me autobus për në lokacionin e Impiantit të Ujërave të Ndotura.

10:30 – 12:00 Vizita e ITUN- it (Impianti i Trajtimit të Ujerave të Ndotura)
Nxënësit dhe te gjithe te interesuarit do te vizitojnë ITUN-in ku do te informohen nga stafi profesional i Kompanisë, për historikun dhe funksionimin e Impiantit për Trajtimin e Ujerave te Ndotura në Prizren.

12:00 – 12:15 Kthimi i organizuar ( me Autobus) në Zyrat qendrore të kompanisë, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika