Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës mundëson identifikimin e migrantëve të hyrë ilegalisht në vendin tonë, ndërmerren masa sipas ligjeve në fuqi.
Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (07) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.






