Nuk janë të rralla sulmet e qytetarëve ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Policët shpesh përpos që përballen me ofendime e fyerje të rënda, ata sulmohen edhe fizikisht gjatë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.
E një rast i tillë është raportuar sot në Suharekë, ku një i ri ka kundërshtuar shqiptimin e një gjobe nga ana e Policisë, duke i sharë e kërcënuar me jetë zyrtarët policorë.
Përballë rezistencës së qytetarit të papërgjegjshëm, reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm, duke prangosur të riun i cili po ua vështirësonte kryerjen e detyrës.





