- Reklama -

Bedri Hamza: Rahovecin do ta lidhim me autostradë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit dhe i ka vizituar disa biznese në këtë qytet.

Hamza ka thënë se pa e përkrah ekonominë, shteti nuk zhvillohet.

- Reklama -

“Një degë e rëndësishme e ekonomisë është edhe bujqësia dhe agrobiznesi. Kështu, asaj që e kemi thënë dhe që e keni dëgjuar prej nesh, i qëndrojmë prapa. E di që duhet t’i rrisim subvencionet edhe për bujqësinë, edhe për vreshtarinë, edhe për sistemet e ujitjes, edhe për sistemin e serrave, edhe për agroturizmin, si dhe t’ua lehtësojmë juve në Rahovec, pasi keni mbetur pak si larg autostradës. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, buxheti për barna do të dyfishohet: 150 milionë euro çdo vit për të sëmurët me sëmundje kronike, sëmundje të kancerit dhe për të moshuarit. Sonte nuk është rastësi që jemi në natën e parafundit para zgjedhjeve në Rahovec, në mesin e njerëzve të mirë dhe punëtorë, për t’ju premtuar që po, Rahovecin do ta përkrahim, do të ketë qasje dhe do të lidhet me autostradën. Për këtë ju garantoj me komplet jetën dhe kontributin tim. Sistemet e ujitjes, përkrahja dhe rritja e subvencioneve për vreshtarët, agroturizmi dhe Rahoveci do t’i ketë dyert e hapura për investime nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort