PRIZRENI ME RAJON 19 të vdekur e 703 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - September 9, 2021 0 09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930. Në total numri i rasteve aktive është 20.652. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!