Home PRIZRENI ME RAJON 123 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

123 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

0
123 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars – Cov – 2.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së thuhet se 700 persona janë të konfirmuar se janë të prekur me koronavirus.

“137 pacientë janë në pritje të rezultateve për COVID-19. 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 335 pacientë, 10 janë në gjendje të rënduar, 276 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 287 pacientë janë me oksigjeno-terapi”.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

  • Klinika Infektive, 113 pacientë
  • Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë
  • Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
  • Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë
  • Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 502 pacientë:

  • 20 në gjendje të rënduar shëndetësore
  • 424 të konfirmuar pozitivë
  • 349 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

  • Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 88 pacientë
  • Spitali i Pejës, 111 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 66 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës,33 pacientë
  • Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here