PRIZRENI ME RAJON

1,090 votues nga diaspora kanë të drejtë për të votuar sërish për Dragashin

1,090 votues nga diaspora kanë të drejtë për të votuar sërish për Dragashin
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2021, 16:32

Numri i votuesve nga diaspora me të drejtë vote për të votuar sërish për kryetar të komunës së Dragashit është 1,090.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të drejtën për të votuar përmes postës sërish, e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për periudhën 10 korrik – 18 gusht 2021.

“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090”, ka thënë Elezi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika