Rreth 16 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.
Në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së në Bruksel, Shchneeberger i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.Po ashtu, ajo i ka dërguar edhe peticionin me nënshkrimet që kërkojnë një gjë të tillë.Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron.
Në letrën e dërguar te presidenti Macron, Shchneeberger ka treguar se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.





