- Reklama -

Zyrtare: Hoxhaj kandidat i PDK-së për kryeministër

Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet të cilat do të mbahen në fillimvitin e 2021-ës.

Kështu ka bërë të ditur Uran Ismaili sekretar i përgjithshëm i PDK-së. Ai ka thënë se Hoxhaj i cili tashmë është edhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, do të jetë prijës i listës zgjedhore të kësaj partie.

- Reklama -

Ai ka thënë se Enver Hoxhaj përpos karrierës së tij akademike, ka një përvojë të madhe institucionale e politike dhe që për një kohë të gjatë ka rrugëtuar me burrështetasit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi e shtet-ndërtim.

“Nga dy Qeveritë, Hoti dhe Kurti, kemi parë dështime të njëpasnjëshme në relacion me pandeminë, ekonominë, si dhe në përballje me Serbinë, pasojat e të cilave i kemi vuajtur si shoqëri. Viti 2020, pa asnjë dyshim, ishte i rëndë për ekonominë tonë. Mijëra punëtorë mbetën pa punë, e mijëra ndërmarrës pa përkrahje. Ishte vit i rëndë për shëndetësinë dhe personelin shëndetësor. Ndonëse në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë, ata nuk patën përkrahje nga asnjëra Qeveri, duke i lënë të vetëm, si personelin shëndetësor, ashtu edhe pacientët, në këtë betejë të vështirë. Ishte vit i rëndë për arsimin, sportin, artin, të rinjtë, të moshuarit”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se ky ishte vit degradues për agjendën shtetërore të Kosovës, dhe sipas tij Qeveritë Hoti e Kurti – çdo dështim të tyre ia faturuan pandemisë.

“Në fakt, pandemia është treguesi më i qartë i mungesës së vizionit, përvojës dhe përkushtimit të tyre për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve. Pandemia është pasqyra më reale e paaftësisë së tyre. Për një vit, arritën të krijojnë një kaos institucional dhe një konfuzion qytetar, duke shtyrë përpara agjenda partiake dhe duke lënë prapa interesin qytetar. Pas një viti rraskapitës, të rëndë, e politikisht të menaxhuar keq nga ata që qeverisën, është lajm i mirë për qytetarët që këtij degradimi po i vjen fundi. Një lajm që e bën shkëputjen nga ajo çfarë pamë për një vit”, ka thënë ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort