LAJME

Ditar Kabashi boton librin e ri “Sprovat kushtetuese rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”

Ditar Kabashi boton librin e ri “Sprovat kushtetuese rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2026, 23:12

Në prag të Festës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, Prof. Dr. Ditar Kabashi ka bërë të ditur se nga shtypi ka dalë libri i tij më i ri, me titull “Sprovat kushtetuese rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”.

Libri përmbledh 23 intervista televizive të realizuara gjatë periudhës mars-tetor 2026, të cilat trajtojnë çështjet kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Intervistat, të renditura në mënyrë kronologjike, pasqyrojnë zhvillimet dhe interpretimet kushtetuese gjatë punimeve të Kuvendit, zgjedhjeve parlamentare dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kabashit, përmes këtij botimi synohet të dokumentohen analizat dhe qëndrimet juridike lidhur me zhvillimet që kanë shënuar jetën kushtetuese dhe institucionale të vendit gjatë kësaj periudhe.

Në njoftimin e tij, autori ka falënderuar mediat dhe gazetarët për ftesat dhe bashkëbisedimet, si dhe redaktorin Dr. Festim Rizanaj, recensentin Prof. dr. Mazllum Baraliu dhe studiuesin Latif Mustafa, të cilët kanë kontribuar me shkrime vlerësuese në libër.

Botimi është realizuar nga Botimet Artini në Prishtinë.

Kabashi ka bërë të ditur se librin ia kushton kujtimit të mikut të tij të ndjerë, Besnik Skeja.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika