LAJME

Zyra ligjore e kryeministrit i vlerëson të jashtëligjshme grevat e punëtorëve shëndetësorë

Zyra ligjore e kryeministrit i vlerëson të jashtëligjshme grevat e punëtorëve shëndetësorë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2022, 14:45

Zyra ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si të jashtëligjshme grevat e punonjësve shëndetësore, në këtë kohë kur në Kosovë është ende gjendja emergjente në shëndetin publik, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu i janë përgjigjur nga kjo zyrë drejtorit të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodrës, i cili këtë përgjigje e ka publikuar në Facebook.

“Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë, kur e dimë se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik. Përgjigjja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë”, shkroi ndër të tjera Kodra në Facebook.

Andaj, ai e vlerëson të papranueshëm, siç e quan ai, “viktimizimin e pacientëve nga ana e mjekëve me veprime joligjore”.

“Viktimizimi i pacientëve me veprime joligjore është i papranueshëm! Me këtë çështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë! Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëherë, por pacientët nuk ua kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies”, ka shkruar Kodra.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika