LAJME

Zyra e Gjendjes Civile në Gjonaj të Hasit e mbyllur prej katër muajsh për shkak të mungesës së rrymës

Zyra e Gjendjes Civile në Gjonaj të Hasit e mbyllur prej katër muajsh për shkak të mungesës së rrymës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2026, 13:08

Një qytetar nga fshati Gjonaj i Hasit, në komunën e Prizrenit, ka ngritur shqetësimin për mbylljen e Zyrës së Gjendjes Civile, e cila sipas tij nuk funksionon prej rreth katër muajsh për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike.

Ai ka kontaktuar redaksinë e Sinjalit duke thënë se kjo situatë po ua vështirëson jetën mijëra banorëve të zonës, pasi zyra u shërben jo vetëm banorëve të Gjonajt, por edhe fshatrave përreth.

“Zyra e Gjendjes Civile është mbyllur që katër muaj për shkak të orës së rrymës. Kjo nuk është normale që për një problem me energjinë elektrike të mbetet një fshat me rreth 6 mijë banorë dhe dhjetëra fshatra përreth pa shërbime të gjendjes civile”, është shprehur qytetari.

Sipas tij, banorët janë të detyruar të udhëtojnë në zona të tjera për të kryer shërbime që lidhen me dokumentacionin civil, duke u shkaktuar vonesa dhe vështirësi të panevojshme.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të mundësojnë rikthimin e funksionimit të zyrës, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në shërbimet bazë administrative.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika