LAJME

Zyra e BE-së në Kosovë: Rriten dyshimet për rolin strategjik të Rusisë

Zyra e BE-së në Kosovë: Rriten dyshimet për rolin strategjik të Rusisë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2026, 09:37

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe si burim stabiliteti përtej Perëndimit, por dallimi mes deklaratave të saj dhe veprimeve konkrete, sipas tyre po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Në njoftim thuhet se për shumë qeveri çështja kryesore mbetet nëse partneriteti me Rusinë vazhdon të jetë “një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen”.

“Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, theksohet në njoftim.

Sipas vlerësimit të paraqitur, ndryshimet në perceptimin ndërkombëtar për rolin e Rusisë po ndikojnë në mënyrën se si qeveritë i shqyrtojnë partneritetet e tyre të ardhshme dhe politikat e sigurisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika