LAJME

Zjarri në një shkollë të Suharekës, flet Muharremaj

Zjarri në një shkollë të Suharekës, flet Muharremaj
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2025, 21:50

Kulmi i shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që organet përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhu me këtë situatë ka folur edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se situata është nën kontroll.

Muharremaj tha se dëmet janë vetëm materiale dhe se nuk ka nevojë për shqetësim.

“Është djegur një aneks i pullazit të IAAP “Skënder Luarasi”.

Situata është nën kontroll.

Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, shkroi ai në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika