Një shtëpi në fshatin Kuk të Dragashit mbrëmë është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë janë konsideruar dëme të konsiderueshme materiale, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se sipas pronarit, zjarri ka filluar të dalë nga oxhaku i shtëpisë, për shkak të izolimit jo të mirë. Atij në ndihmë i dolën banorët e fshatit, të cilët kanë bërë përpjekje që të lokalizojnë dhe të fikin zjarrin që kishte kapluar kulmin e shtëpisë.





