Disa zjarrfikës nga Prizreni, të shoqëruar nga drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj- Shala, ndodhen për trajnime në Gjermani, ndërsa së shpejti pritet të pajisen me një donacion të rëndësishëm nga komuna e binjakëzuar e Bingenit me një automjet me shkallë në lartësi 30 metër, ka njoftuar drejtoresha, Sinanaj Shala, në llogarinë e saj në facebook.
“Dita e parë e trajnimit… Zjarrfikësit prizrenas së shpejti do të marrin donacion një automjet me shkallë rrotulluese me gjatësi 30m.






