LAJME

Zjarrfikësit në Prizren dhe KEDS shpëtojnë dy mace të ngujuara në shtyllë elektrike

Zjarrfikësit në Prizren dhe KEDS shpëtojnë dy mace të ngujuara në shtyllë elektrike
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2024, 20:28

Zjarrfikësit e qytetit të Prizrenit në bashkëpunim me ekipet e KEDS-it, kanë ndërhyrë për të shpëtuar dy mace të cilat ishin ngujuar në majë të një shtylle elektrike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Suzi Çelebi”, kur banorët lokal raportuan për ratin në fjalë.

Në një aksion të koordinuar, zjarrfikësit dhe KEDS kanë arritur të shpëtojnë macet pa asnjë dëmtim.

Ndërhyrja e përbashkët demonstroi përkushtimin e të dyja ekipeve për sigurinë e qytetarëve dhe mirëqenien e kafshëve në nevojë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika