LAJME

Zjarret përfshijnë Turqinë, 5 viktima dhe 44 të plagosur

Zjarret përfshijnë Turqinë, 5 viktima dhe 44 të plagosur
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Qershor 2024, 09:11

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur mes të cilëve 10 në gjendje të rëndë, pasi zjarret goditën disa fshatra në Turqinë juglindore.

“Pesë persona vdiqën dhe 44 u plagosën, 10 prej tyre rëndë” kur flakët shpërthyen në dy zona pranë qytetit juglindor të Mardinit, shkroi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në X.

Pas përpjekjeve intensive të ekipeve, zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika