Zhvillimi i fundit: AAK kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje urgjente pas zhvillimeve të fundit me konfirmimet e aktazuave në vend. Ky është njoftimi i plotë i AAK-së
Deklaratë nga mbledhja urgjente e Kryesisë së AAK
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
– AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së! Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj.– AAK kërkon:
1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re
2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme
3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë
4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese
– AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja nuk mbështet kandidatura që nuk janë unifikuese

Kurti pret në takim Bedri Hamzën, theksohet nevoja për bashkëpunim për zgjedhjen e Presidentit

Partitë në pritje të Kurtit, zgjedhja e presidentit e pasigurt – mund të ketë zgjedhje në prill

