Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se ka inicuar një proces apo platforme të krijimit të një data baze me qëllim të rritjes së numrit të qytetarëve në përgjithësi si dhe rritjes së numrit të grupeve të veçanta (grupeve të margjinalizuara) në proceset vendimmarrëse me theks në proces të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel komune, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,
Komuna e Prizrenit është në proces të zhvillimit të një data baze me qëllim të rritjes së numrit të qytetarëve në përgjithësi si dhe rritjes së numrit të grupeve të veçanta (grupeve të margjinalizuara) në proceset vendimmarrëse me theks në proces të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel komune.
Qëllimi kryesor i zhvillimit të kësaj data baze është sigurimi i komunikimit dhe informimi i vazhdueshëm i qytetarëve, OJQ-ve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel lokal.





