LAJME

Hoxhaj: Turp ju qoftë atyre që po e shkatërrojnë natyrën! – Mbeturinat hidhen dhe më pas u vihet flaka në Vlashnje

Hoxhaj: Turp ju qoftë atyre që po e shkatërrojnë natyrën! – Mbeturinat hidhen dhe më pas u vihet flaka në Vlashnje
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2026, 19:25

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Vlashnje, Petrit Hoxhaj, ka reaguar ndaj hedhjes dhe djegies së mbeturinave në zonat malore dhe në Grykën e Lumbardhit, duke u bërë apel qytetarëve dhe kompanive të ndërtimit që të ndalin këtë praktikë.

Përmes një reagimi publik, Hoxhaj ka shprehur shqetësimin për ndotjen e mjedisit dhe rrezikun që djegia e mbeturinave paraqet për shëndetin e banorëve, veçanërisht të fëmijëve.

Sipas tij, pas ndezjes së mbeturinave, është kërkuar intervenimi i ekipit të zjarrfikësve të Prizrenit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për shuarjen e zjarrit.

Hoxhaj ka paralajmëruar se personat që kapen duke hedhur mbeturina në këtë zonë do të fotografohen dhe rastet do të raportohen në Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Komunal, për ndërmarrjen e masave përkatëse ligjore.

“Natyra nuk është deponi e mbeturinave tuaja”, ka theksuar Hoxhaj në reagimin e tij, duke kërkuar ndalimin e kësaj dukurie dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika