Nënkryetari i LDK-së Anton Quni ka folur rreth takimit të kryesisë së partisë, e cila do të zhvillohet sot si dhe mundësisë që ta përkrahin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.
“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe qëndrimin e tij rreth përkrahjes ose jo të Osmanit për presidente.





