Në Zhur, mbrëmjen e së hënës përmes një procesi zgjedhor të organizuar nga Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit, janë zgjedhur kryesia e re e përbërë nga Alban Susuri, Ejup Ademaj, Daut Memaj, Artan Rizanaj, Behar Ajazi , Behar Begaj, ndërsa kryetar është zgjedhur, Jakup Hoxhaj.
Pjesë e këtij takim ishte kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Bytyqi, drejtori Administatës së Prizrenit, Edin Shehu, kuvendarë nga radhët e partive opozitare si dhe pjestarë të shoqërisë civile.
Kujtojmë se kryetar i deritanishëm ishte Behar Begaj, i cili ushtroi detyërën për disa vite në mënyrë vullnetare.
Ndërsa ditën e martë më 20 shkurt 2024, nga ora 18:00, komisioni i themeluar dhe emëruar nga Kuvendi i Komunës, do të mbaj procesin zgjedhor të këshillave lokale për fshtarta: Vrmicë, Shkozë dhe Dobrusht, në shkollën fillore “Heronjët e Lumës, në Vërmicë, ku pritet të zgjidhet, kryesia e re dhe kryetari i cili do t’i përfaqësoj tre fshatrat e kësaj zone./tvprizreni.net/