Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dal sot me një deklaratë për rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit, për të cilin s’dihet asgjë që nga 8 prilli.Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka thënë se Prokurori i Shtetit është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, për këtë rast.Prokuroria ka thënë se përkundër bashkëpunimit me KFOR’in dhe FSK’në, ende s’kanë arritur ta identifikojnë vendndodhjen e Rexhepit.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 12 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton edhe njëherë opinionin publik lidhur me rastin e zhdukjes së B.R., duke ju siguruar se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës.Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një (1) person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Manipulimi me prova”, të parapara sipas KPRK-së, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit.
Deri më tani, përkundër bashkëpunimit edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, si KFOR-i, FSK-ja, etj, nuk kemi arritur ta identifikojmë vendndodhjen e tani të dëmtuarit B.R.Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi për faktin se deri më tani nuk është ndriçuar në tersi kjo çështje penale, mirëpo ju njoftojmë se prokuroria është duke e trajtuar me seriozitetin më të lartë këtë rast.