LAJME

Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu

Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 18:32

Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi kosovar D.A.,  i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar.

“Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut.”

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika