LAJME

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 16:31

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

Si rrjedhojë e këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, transmeton IndeksOnline.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Inspektojmë sot, parandalojmë problemet nesër!” thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika