Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka hapur konkurs publik për regjistrimin e kandidatëve në programin e arsimit dhe aftësimit për të rritur, për nivelet I dhe II, që përfshijnë shkollimin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Sipas njoftimit të DKA-së, regjistrimi i kandidatëve do të bëhet në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mati Logoreci” në Prizren, ndërsa afati për aplikim është nga 30 tetori deri më 30 nëntor 2026.
Shkollimi në këto nivele është falas dhe u mundëson personave që nuk e kanë përfunduar arsimin bazë në moshën e rregullt të vazhdojnë dhe ta përfundojnë atë.
Për informacione shtesë, të interesuarit mund të drejtohen në SHFMU “Mati Logoreci” ose në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren.
Më poshtë mund ta gjeni konkursin e detajuar: https://oz.io/cxahttps://lm.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fprizren.rks-gov.net%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F10%2FKonkurs-per-regjistrimin-e-kandidateve-ne-programet-e-aftesimit-per-te-rritur-per-nivelin-1-dhe-2.pdf%3Ffbclid%3DIwdGRjcAVReGdleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAXNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABH_sFqC4QUJ-U0ew1SsUZQts6UJAk0pno8-Saex1eF87Sfy9HKiI5wT0kimQX_aem_Yea4g53ZIp0hTkKTNWv_Fg&h=AUDWI7m-2xQ3Fq5IpK6fQHJNygq-oOiRoLHpzYSQv78cLHVnWk4eAZ8Cjr8L85XuY603cokOyditcFYIBesu6T-5L12xs-yCAbLBVgYki8A_5rCbekAh-D_LSHhY9yZaybgprIjtLJQL_uAa
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.