Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimet për të shtëna me armë zjarri në Bukosh të Suharekës.
Arrestimi i S.K. (61) ka ardhur pasi më datë 29 tetor 2026, rreth orës 14:30, në Nënstacionin Policor në Mushtisht janë paraqitur dy ankues, vëllezër mes vete, të cilët kanë deklaruar se derisa ishin në bjeshkën e Bukoshit duke prerë dru me leje të vlefshme nga Drejtoria e Pylltarisë, në një moment kanë dëgjuar një krismë arme, ndërsa një predhë kishte goditur automjetin e tyre pick-up.





