LAJME

Zhduket një aeroplan me rreth 50 pasagjerë në lindjen e largët të Rusisë

Zhduket një aeroplan me rreth 50 pasagjerë në lindjen e largët të Rusisë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2025, 09:22

Kontrollorët e trafikut ajror kanë humbur kontaktin të enjten me një aeroplan pasagjerësh An-24 që po bartte rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë. Ndërkohë, një operacion i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, raporton Reuters.

Ministria lokale e Emergjencave ka theksuar se aeroplani, i operuar nga një linjë ajrore me bazë në Siberi e quajtur Angara, doli nga ekranet e radarit ndërsa po i afrohej destinacionit të Tyndas, qytet në rajonin Amur në kufi me Kinën.

Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, ka thënë se sipas të dhënave paraprake, në bord kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

“Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë aktivizuar në kërkim të aeroplanit”, ka shkruar ai në Telegram.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika