LAJME

Zhduken dy vëllezër nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmë për t’i gjetur

Zhduken dy vëllezër nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmë për t’i gjetur
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2020, 10:20

Dy vëllezër nga Fushë Kosova janë zhdukur para tre dite dhe ende nuk dihet për fatin e tyre.

Prindi i tyre ka lajmëruar rastin në polici, shkruan Reporteri.net.

Dy djemtë e zhdukur janë njëri 12 e tjetri 13 vjeç.

“Fushë Kosovë, 23.11.2020 – 16:00. Është raportuar se dy meshkuj kosovarë të mitur janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer”, thuhet në raportin e policisë.

Prindi nga Fushë Kosova ka deklaruar se djemtë e tij janë larguar edhe herave të tjera nga shtëpia.

“Sipas ankuesit ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika