Dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për protestë të dielën, më 01.11.2026, të bërë nga qytetari Durim Aliu, kundër Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.
Në protestën që ka nisur në ora 12:00 janë mbledhur rreth 50 veta.
Një javë më parë, më 23 tetor, qytetari kishte paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot në Prishtinë.
Protesta, sipas tij, do të organizohet “kundër pushtetit të Albin Kurtit që po e varfëron qytetarin dhe po e kap shtetin”.
Ai e ka quajtur pushtetin e Kurtit “regjim të korruptuar dhe të padrejtë”.
Ai u ka bërë thirrje studentëve, punëtorëve, veteranëve, invalidëve, pensionistëve, të rinjve e të rejave, që të bashkohen në protestë./kallxo.com/