Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12.10.2025.
“Ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, e cila do të zgjasë deri më 29 gusht. Për të votuar nga jashtë Kosovës është e domosdoshme të regjistroheni brenda këtij afati përmes platformës së KQZ-së”- ka thënë Radoniqi, njofton KQZ-ja.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në këtë proces duke theksuar se vota e tyre ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e komunave të tyre.





