Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP ka pranuar deri tani 12 ankesa për shkeljen e rregullave të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore si dhe nga qytetarë.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it.
“Ju informoj se prej fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021, sa i përket pretendimeve nga ankuesit se, ka pasur parregullsi gjate bërjes se fushatës zgjedhore nga ana e subjekteve të caktuara politike, PZAP ka pranuar 12 ankesa, prej tyre 10 ankesa janë vendosur, ndërsa 2 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit, të cilat do të vendosën brenda afatit ligjor”, ka thënë ai.





