Policia, Prokuroria e Shtetit, KQZ, KFOR, OSBE, EULEX, zyrtarë të Ambasadës Amerikane, e të zyrës së BE në Kosovë kanë mbajtur një takim të përbashkët, për të diskutuar planin operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë.
Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, për ofrimin e sigurisë dhe mbarë-mbajtjes së procesit zgjedhor.
“Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”– thuhet në njoftim.





