LAJME

Zgjedhja e presidentit, Koci: Për të shmangur zgjedhje të reja, ofrohem si kundërkandidat i Glauk Konjufcës

Zgjedhja e presidentit, Koci: Për të shmangur zgjedhje të reja, ofrohem si kundërkandidat i Glauk Konjufcës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 11:43

Avokati Arianit Koci ka shprehur dëshirën për t’i hyjë garës për president të vendit.

Në një postim në Facebook, Koci ka kërkuar 30 nënshkrime që të hyjë në garën për të parin e shtetit, por vetëm si kundër-kandidat i Glauk Konjufcës.

Ai tha se Kosova nuk mund të mbetet vazhdimisht në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash.

“Por, për të shmangur zgjedhje të reja dhe bllokimin e institucioneve, po ofrohem si kundërkandidat i Glauk Konjufcës. Mos harroni: me këtë raport të forcave, nuk besoj se edhe pas zgjedhjeve të reja do të ketë ndonjë rezultat që do ta ndryshojë esencialisht gjendjen. Çka bëjmë nëse VV prap merr rezultat përafërsisht të njëjtë? A duam vazhdimisht të jemi në zgjedhje? Për ta formalizuar kandidimin duhen 30 nënshkrime deputetësh” – thuhet në postimin e tij.

Koci fton deputetët, qoftë të pozitës apo të opozitës të ia jap nënshkrimet sot në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e presidentit.

“Me vetëdije dhe vullnet të plotë po e bëj këtë hap, edhe pse e di se mund të më dëmtojë personalisht. Megjithatë, kjo është një iniciativë që vendi të mos hyjë përsëri në cikël zgjedhjesh dhe bllokadash institucionale. Interesi i vendit tim është mbi mua” – ka shkruar Koci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika