LAJME

Zgjatet afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër deri më 31 janar

Zgjatet afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër deri më 31 janar
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Janar 2026, 13:41

Gjatë kësaj periudhe Ministria e Ekonomisë njofton se ka pranuar një numër të madh pyetjesh nga aplikuesit. Për këtë arsye, thotë se ka përgatitur dokumentin “Përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me grant skemën për energji të pastër”, i cili ofron sqarime të qarta mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.

Duke qenë se ka pranuar të njëjtën pyetje nga disa aplikues për këtë çështje, Ministria njofton se lejohet aplikimi për subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, edhe në rastet kur aplikuesi ka një sistem solar fotovoltaik ekzistues, të instaluar prapa njehsorit (behind the meter) ose sipas rregullës për vet-konsumatorët (prosumatorët).

“Subvencionimi bëhet në bazë të kapacitetit të instaluar të sistemit të baterive, sipas konfigurimit teknik të paraqitur në aplikim. Thirrja nuk përcakton kufizim të drejtpërdrejtë për kapacitetin (kWh) të baterive dhe kufizimi zbatohet vetëm në vlerën maksimale të mbështetjes financiare, sipas kushteve të përcaktuara në thirrje. Aplikuesit ftohen të konsultojnë dokumentin i cili mund t’ju ndihmojë gjatë përgatitjes së aplikimit” – thuhet në njoftim.

Dokumenti me “Përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me grant skemën për energji të pastër”: https://me.rks-gov.net/…/PERGJIGJE-PER-PYETJET-ME-TE…

Afati i fundit për aplikim: 31.01.2026

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, ju lutem shikoni linkun: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika